Zyrtare: Roma konfirmon se Fonseca largohet në fund të sezonit

Skuadra e AS Romës do ta largoj nga detyra trajnerin, Paulo Fonseca në fund të këtij sezoni.

Lajmin për largimin e trajnerit e ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale.

“Klubi njofton se trajneri, Paulo Fonseca do të largohet në fund të sezonit”, shkruhet në njoftimin e skuadrës romake.

Roma këtë sezon ka grumbulluar 55 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë.