Zyrtare: Robert Gjeraj në Liri

Kapiteni i Vëllaznimit, Robert Gjeraj, pas nëntë vitesh është larguar nga klubi gjakovar.

Legjenda e kësaj skuadre ka arritur marrëveshje me Lirinë e Prizrenit, fanellën e të cilëve do ta bartë në edicionin e ardhshëm.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë lojtari.

“I kam nja 11 vjet që nuk kam qenë në Liri. Arsyet e rikthimit janë kushtet dhe organizimi i mirë i Lirisë. Pastaj u riktheva shkaku edhe i familjes, konkretisht nënës, të cilën qe 9 vjet e kam lënë vet, pasi babai më ka vdekur. Dua të kontribuoj edhe për klubin që ma ka mundësuar të dalë të luajë jashtë qytetit, sepse hapat e parë i kam marrë pikërisht në Liri. I jam shumë mirënjohës Lirisë që ma kanë mundësuar të rikthehem dhe më kanë thënë që do të ma mundësojnë edhe një vend të punës”, deklaroi Gjeraj për GazetaOlle.com.

Ai foli edhe për kryesinë e Vëllaznimit.

“Më ka penguar fakti që kanë thënë nuk u kemi borxh. Dy rroga ata na kanë borxh, plus parat e kontratës dhe premiat. Pra, secilit lojtar ia kanë nga 2000-2500 euro borxh. Ata na kanë thënë që 12 muaj na paguajnë, pra edhe qershori. Ata kanë thënë se na kanë dënuar, mirëpo është dashur t’i marrim nga fillimi dënimet e jo në fund. Kjo është për ish-kryesinë. Parat që na kanë borxh kam qejf me ua dhënë lojtarëve që kanë mbetur në Vëllaznim, me kontribuar për klub, e jo me i marrë ata për vete. Pra djersën time le ta marrin lojtarët që kanë mbetur”, shtoi i mllefosur me ish-kryesinë e Vëllaznimit Gjeraj.

Tetë muajt e fundit as parat për bukë nuk mi kanë dhënë, vetëm njerëzit që më kanë njohur për kontributin që më kanë dhënë për klubin, ma kanë mundësuar këtë. I falënderoj ata, tifozët, gjithë qytetin, trajneri Genc Hoxha dhe gjithë ata që më kanë përkrahur. Nuk do ti harrojë kurrë. Faji 90 për qind i kryesisë, 10 i joni”,