ZYRTARE: Rinovimi i radhës te Gjilani!

Gjilani dhe mbrojtësi i krahut Armend Halili, kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit për dy vitet e ardhëshme.

“Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistit nga Prishtina, kanë bërë që drejtuesit e klubit kuq e bardh, të vijojnë tutje bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majt.

Armend Halili, i cili skuadrës së Gjilanit ju kishte bashkangjitur para dy edicioneve, më saktësisht në afatin kalimtar veror të vitit 2018, sot ka nënshkruar kontratën e re ku do ta mbajë atë si pjes e skuadrës së Gjilanit edhe për dy sezonet e ardhëshme”, njofton mes tjerash Gjilani.

Sot me skuadrën ka nënshkruar edhe Shend Kelmendi.

Paraprakisht, Gjilani ka zyrtarizuar edhe ardhjen e portierit Koliqi. /Gazeta Olle/

Gjilani vazhdon bashkëpunimin me Armend HalilinGjilan, 06 Gusht 2020-Sport Club "Gjilani" dhe mbrojtësi i krahut…

Gepostet von SC Gjilani am Donnerstag, 6. August 2020