ZYRTARE: Rinis tjetër kampionat i futbollit në Evropë

Qeveria e Austrisë ka vendosur që të nisë kampionati i futbollit, i pezulluar në muajin mars për shkak të pandemisë COVID-19.

Me vendim të qeverisë është vendosur që Bundesliga austriake mund të fillojë në javën e parë të qershorit.

Tashmë Federata po diskuton vetëm datën e rinisjes, teksa sipas medieve vendase po flitet për të filluar më 2-3 qershor ose më 7 qershor.

Pas xhiros së 22-të në Austri, kampionatit i prin LASK Linz me 27 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Salzburgu, që ndodhet i dyti.

Në këtë ligë luajnë disa futbollistë shqiptarë përfshirë Mërgim Berishën dhe Bekim Balaj.