Liria ka vazhduar me përforcime dhe ka prezantuar talentin Rigon Spahiu.
Ish-anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U19, luan në rolin e qendërmbrojtësit.
Spahiu tanimë është pjesë e Lirisë duke nënshkruar kontratë një vjeçare dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Fushë Kosovës në fundjavë.
Njoftimi i plotë nga FC Liria:
WELCOME RIGON SPAHIU
Spahiu përforcon mbrojtjen
Rigon Spahiu, vie nga Akademia e njohur e Shtutgartit. Ai, pritet të jetë shtyllë e mbrojtjes bardhezi, duke ditur fizikun e tij.
Spahiu, ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, U-19. /Gazeta Olle/