Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.
Los Blancos kanë vazhduar me përforcime këtë afat kalimtar të verës, duke konfirmuar edhe sot (e mërkurë) një tjetër.
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar anglez, Bellingham, i cili është transferuar nga Dortmundi.
👋 @BellinghamJude
🤍 #HeyJude pic.twitter.com/jluhr0SJdv— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 14, 2023
Faqja zyrtare e Realit ka njoftuar se marrëveshja është arritur me Borussia Dortmundin.
Ndërkohë ditën e enjte do të bëhet prezantimi i tij si lojtar i ri i Los Blancos.