Zyrtare: Real Madrid transferon lojtarin e Portos (FOTO)

Skuadra spanjolle, Real Madrid edhe zyrtarisht ka transferuar mbrojtësin brazilian të Portos, Danilo.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Real Madridit, e cila thotë se Danilo do t’i bashkohet skuadrës me 30 qershor.

“Real Madrid dhe Porto kanë arritur marrëveshje për transferimin e Danilos, i cili do t’i bashkohet skuadrës edicionin e ardhshme dhe do të nënshkruaj kontratë deri me 30 qershor të vitit 2021”, thuhej në faqen zyrtare të Realit.

Danilo Real Madridit i ka kushtuar 31.5 milionë euro.daniloo_2829