Zyrtare: Ranieri befason gjithë botën me skuadrën e re (FOTO)

Trajneri i njohur italian, Claudio Ranieri është trajner i ri i skuadrës franceze, Nantes.

Skuadra franceze, Nantes ka njoftuar se ka emëruar Claudio Ranierin si trajner të ri të skuadrës së parë.

Ranieri ishte i pa punë që disa muaj, pasi ishte shkarkuar nga drejtuesit e Leicester Cityt, me të cilën skuadër bëri sensacion duke fituar titullin e Premierligës.

Marrëveshje ishte arritur më herët.

Megjithatë, është dashur të presin vendimin e Federatës së Futbollit të Francës, të cilët nuk lejojnë trajner më të vjetër se 65 vjeçar.

Ranieri në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Roma, Inter, Juventus apo Monaco.

Klubi francez e ka pritur me shumë entuziazëm ardhjen e 65-vjeçarit, duke shpresuar në ndonjë mrekulli siç bëri Ranieri me Leicester Cityn.

fuchs-ranieri-650x358 ranieri