Ramush Ramadani është futbollisti më i ri i Ballkanit.
Pas aventurës në Ferizaj,sulmuesi anësorë karrierën do ta vazhdoj te kampioni në fuqi i Kosovës.
Talenti ferizajas ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën suharekase.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 RAMUSH RAMADANI!!
Qytetarë dhe tifozë të dashur,
Kualiteti i mesfushës tonë është pasuruar edhe me më shumë kreativitet e forcë.
Familjes kampione i bashkohet futbollisti Ramush Ramadani, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare.
Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, në përgaditjet për kampanjën evropiane.
Klubi i uron mirëseardhje Ramushit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona.