Zyrtare: Ramiz Sadiku prezanton trajnerin e ri

Klubi i njohur prishtinas nga Liga e Parë, Ramiz Sadiku ka konfirmuar gjatë ditës se ka emëruar Triumf Sinanin si trajner të ekipit të parë.

Ramiz Sadiku nuk ka qëndruar duarkryq dhe disa ditë pas largimit të Elon Berishës ka emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Triumf Sinanin, i cili ka qenë kapiten i Ramiz Sadikut për shumë vite, ndërsa në vitet e fundit ka udhëhequr me sukses ekipet e moshave.

Është vet klubi prishtinas që me anë të faqes zyrtare ka njoftuar emërimin e Sinanit në krye të shtabit teknik.

Postimi pa ndërhyrje i Ramiz Sadikut

Triumf Sinani , trajner i Ekipës së Parë

Sot në zyret e klubit u zyrtarizua trajneri i ekipës së parë për stinorin 2022/23.

Ish kapiteni i KF Ramiz Sadiku, trajner për shumë vite i Shkollës së Futbollit , së fundmi trajner në Superligën e Kadëtëve, Triumf Sinani mori besimin e Klubit për ta udhëheqë ekipen Seniore

Suksese Triumf , bashkë me stafin mbështetës!

/Telegrafi/

Nga Shkodra në Arabinë Saudite, ylli i Kategorisë Superiore pritet të largohet nga Shqipëria

Krasniqi dhe Hasani pjesë e Konventës së Minibasketbollit që mbahet në Hungari