Zyrtare: Ramiz Bytyqi futbollisti i ri i Prishtinës

FC Prishtina ka prezantuar edhe transferimin e katërt në merkato dhe të dytin për sot. 

Kryeqytetasit dhe futbollisti Ramiz Bytyqi kanë arritur marrëveshje dhe nënshkruar kontratë për tre vjetët e ardhshëm.

Bytyqi vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.

23-vjeçari me Ballkanin edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21.

/Gazeta Olle/ 

 

Afati kalimtar në basketboll fillon më 1 gusht

Kosova nuk ka të ndalur në Lojërat Mesdhetare, Loriana Kuka fiton të artën në xhudo