Zyrtare: Rahoveci prezanton futbollistin e ri, e “rrëmben” nga kundërshtari direkt në Grupin A të Ligës së Parë

Jenuz Kollani është futbollisti i ri i prezantuar nga Rahoveci.

Mbrojtësi kualitativ transferohet te vreshtarët nga A&N, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi po perforcohet ne çdo pozit, sot arriten marreveshje me super mbrojtesin Jenuz Kollani i cili vjen nga FC A&N”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kujtojmë se Rahoveci në edicionin e ri garon në Ligën e Parë, pasi në sezonin e fundit arriti të promovohej pas një sezoni fantastik në Ligën e Dytë, të cilën e mbyllën si nënkampionë.

Kaltërebardhët në sezonin e ri luajnë në Grupin A, ku kundërshtarë do ta kenë edhe skuadrën A&N.

/Gazeta Olle/ 

Formacionet zyrtare: Prishtina – Ferencvaros

Kosova pëson nga Sllovakia