Rahoveci ka realizuar “goditjen” e fundit në përmbyllje të afatit kalimtar.
Skuadra e Ligës së Parë ka arritur marrëveshje me sulmuesin Liman Morina, shkruan Gazeta Olle.
Morina ishte pjesë e Superligës me Malishevën, ku kaloi disa edicione mjaft të suksesshme me këtë skuadër.
Njoftimi i plotë nga KF Rahoveci:
⏱ Goditja e fundit ✍🏻
Në orët e fundit para përmbylljes së afatit kalimtar të lojtarëve skuadra jonë ka arritur një tjetër marëveshje të rëndësishme!
Ai vjen nga Superliga e Kosovës gjegjësisht FC ,,Malisheva” ku kaloi disa edicione të suksesshme, është sulmues krahu që karakterizohet me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe luftën e pakmpromis ne çdo repart💪
Mirë se na erdhe LIMAN MORINA 🤍💙
/Gazeta Olle/