Zyrtare: Rahoveci godet fuqishëm, zyrtarizon fundorin amerikan

Transferimi më i ri i Vreshtarëve mban firmën e fundorit amerikan Deshawn Wilson Jr që së fundmi është paraqitur në elitën Armene, e që statistikat e thonë që ishte një prej më të mirëve në elitën e Armenisë.

Deshawn luan në pozitën e organizatorit derisa te skuadra e tij Ararat Yerevan është paraqitur me mesatare prej: 27.5 pikë për ndeshje, 6.5 asistime për ndeshje, 4.6 kërcime për ndeshje si dhe pati 3.0 topa të vjedhur.

Rahoveci nuk gjindet në një pozitë të favorshme, ku momentalisht janë jashtë vendit ku dërgon skuadrën bardhekaltër në Play Offs.

 

Konfirmohen raportet e shkëlqyera mes Ceferin dhe Agim Ademit – I pari i UEFA-s e pret numrin një të FFK-së në shtëpinë e tij

Presione të tilla janë parë vetëm në kohën e komunizmit, FSHF reagon ashpër para zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë