Zyrtare: Radoniqi, trajner i Vëllaznimit

Kryesia e klubit të Vëllaznimit e ka zyrtarizuar shtabin e ri teknik të skuadrës, një ditë pas shkarkimit të Genc Hoxhës.

Trajner i skuadrës së parë është emëruar Ekrem Radoniqi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Bujar Guta dhe Haxhi Kurhaski.

Lajmin e konfirmuan burime të GazetaOlle.com brenda kryesisë së klubit, të cilët konfirmuan që sot prej orës 16:00, futbollistët do ta kenë tubimin e parë me shtabin e ri teknik.

Mbetet të shihet nëse këta të fundit do ta pranojnë trajnerin e ri, pasi që ata paralajmëruan për “Olle” se nëse nuk kthehet Genc Hoxha dhe nëse nuk shlyhen borxhet, nuk do t’i zhvillojnë tri ndeshjet e mbetura të kampionatit.