Zyrtare: Qatip Osmani rikthehet te Shkëndija

Qatip Osmani është rikthyer te Shkëndija pas një periudhë të kaluar në skuadra të tjera.

Trajneri i njohur shqiptar rikthehet për herë të katërt te Shkëndija, pasi më parë ka qenë edhe në tri periudha të ndryshme, ku së fundmi u largua në vitin 2019 nga kuqezinjtë.

Ka qenë faqja zyrtare e Shkëndijës që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me trajnerin 53-vjeçar.

“’Qato’ kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron pesë trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason”, ka shkruar faqja zyrtare e Shkëndijës.

Osmani ka fituar tre herë titullin e kampionit me Shkëdijën, në sezonin 2010/11, 2017/18 dhe 2018/19, derisa ka edhe dy Kupa të Maqedonisë. /Gazeta Olle/

Rrëfimi i kapitenit Edvin Kuc për gjithçka që ndodhi rreth fluturimit të Ballkanit nga Praga në Prishtinë

Marko Simonovski ylli i javës në Albi Mall Superligë