ZYRTARE: Prishtina vazhdon me trajnerin dhe kapitenin

Kampioni i Kosovës në futsall, Mabetex Prishtina, ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin e skuadrës, Shpend Ibrahimin.

Lajmi është bërë i ditur nga Mabetex Prishtina në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.

Po ashtu, me klubin ka vazhduar edhe kapiteni Drilon Paqarizi.

“Klubi i kryeqytetit vazhdon ti besoj postin e kryetrajnerit Shpend Ibrahimi.

Shpend Ibrahimi, u bashkua tek #MabetexPrishtinaFC para dy viteve në cilësinë e lojtarit, mirëpo në edicionin 2019/2020 ai mori postin e kryetrajnerit duke udhëhequr skuadrën me shumë sukses ku arriti të jetë finalist i kupës dhe të shpallet kampion.

Klubi i kryeqytetit i dha besimin edhe për edicionin 2020/2021 po ashtu edhe për ndeshjet në Champions League.

Urime dhe suksese Kryetrajner”, njofton Prishtina. /Gazeta Olle/

Klubi i kryeqytetit vazhdon ti besoj postin e kryetrajnerit z. Shpend Ibrahimi.Shpend Ibrahimi, u bashkua tek…

Gepostet von FC Prishtina am Sonntag, 2. August 2020

Kapiteni, mbetet bardh e kaltër 💙.Drilon Paqarizi, ju bashkua klubit të kryeqytetit në vitin 2016, që nga ky vit ai i…

Gepostet von FC Prishtina am Montag, 3. August 2020