Ekrem Memnum është trajneri i ri i klubit të basketbollit, Prishtina.
Këtë e ka bërë të ditur Prishtina, me anë të një postimi në Facebook.
Memnun rikthehet në Prishtinë, ku ishte më parë trajner për dy vite (2003-2005).
“Ekrem Memnun, trajneri i mirënjohur turk me preardhje shqiptare nga skuadra e Galatasaray merr drejtimin e skuadrës tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ai vjen pas një sezoni me skuadrën e madhe turke e Galatasaray tek meshkujt, por me një përvojë të madhe si ndihmës-trajner i Anadolu Efes, trajner i Daruşşafaka, trajner dhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (femrat) dhe timonier i kombëtares turke (femrat).
Memnum poashtu posedon çmime individuale si: trajner i vitit në Kosovë (2005), trajner i vitit në EuroLeague (2014) dhe trajner i vitit në Superligën Turke (2015).
Derisa Me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen në javët e ardhshme.