Zyrtare: Prishtina nuk ndalet, transferon qendërmbrojtësin nga Struga

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin bardhekaltër.

22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me Prishtinën.

Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.

Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

Ramadani për faqen zyrtare të klubit të Prishtinës, është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e skuadrës më të trofeshme kosovare.

𝐕𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 – Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, klub me traditë dhe me një tifozeri fantastike dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu.

𝐄𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐢 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈ – Të bartësh fanellën e Prishtinës është privilegj dhe emocion i veçantë, por gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe pasi që dihet pesha e kësaj fanelle.
𝐀𝐦𝐛𝐢𝐜𝐢𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 – Emri Prishtina tregon se ambiciet janë gjithmonë për trofe. Jemi shumë lojtarë të ri në ekip, besoj se do t’i arrijmë qëllimet.
𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢 – Do të jap 200 përqind nga vetja për këtë fanellë për t’i gëzuar tifozët “Plisat” dhe për t’i arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare.

Inter Turku – Drita: Ky televizion shqiptar do të transmetoj ndeshjen e Ligës së Konferencës

Skuadra e Superligës nis stërvitjet me ambicie të mëdha për edicionin e ri