Zyrtare: Prishtina nënshkruan me dy futbollistë në ditën e fundit të merkatos

 

FC Prishtina ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomaseviq, i ardhur nga Cibalia ka firmosur kontratë me kampionët në fuqi të Kosovës.

Me Prishtinën ka nënshkruar edhe Gentrit Begolli i ardhur nga Llapi.

Në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i tyre nga klubi.

Me Prishtinën në këtë dimër kanë nënshkruar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sylley dhe Adonis Aliu.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Ballkani prezanton holandezin që shkëlqeu gjatë provave në Antalya

Kampionati evropian i peshëngritjes zhvendoset në Shqipëri pas mosmarrëveshjeve në Bullgari