Zyrtare: Prishtina ndan rrugët me sulmuesin pas vetëm gjashtë muajsh

FC Prishtina dhe sulmuesi Sadam Sulley e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht.

25-vjeçari iu bashkua “bardhekaltërve” në janar të këtij viti nga skuadra sllovake FK Senica.

Sulley është paraqitur në total në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me ekipin kryeqytetas dhe i ka realizuar shtatë gola.

Ndarjen e Sulley me Prishtinën, e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti, duke falënderuar sulmuesin për kontributin e dhënë te skuadra bardhekaltër.

 

Drita zhvillon ndeshjen e fundit miqësore, para udhëtimit në Finlandë

Kundërshtari i Kosovës, Ishujt Faroe luajtën në fazën e dytë kualifikuese për Euro 2022