Zyrtare: Prishtina ndahet me Ramadanajn e Haxhimusën

Aventura e mbrojtësit Fisnik Ramadanajt dhe mesfushori Betim Haxhimusa te Prishtina, ka përfunduar.

Lojtarët në fjalë të cilët erdhën në kohën sa ekipi drejtohej nga trajneri Bylbyl Sokoli, janë liruar nga klubi. Ditë më parë me Prishtinën është ndarë edhe mbrojtësi Viktor Kuka, i cili kaloi te Teuta e Durrësit.

Është nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi, ai e cili e ka konfirmuar lajmin.