Zyrtare: Prishtina kalon direkt në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

photo by: @Shpend Ahmeti

Sfida Vëllaznimi – Prishtina e paraparë që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në Gjakovë në kuadër të Kupës së Kosovës për fazën 1/16 së finales, është anuluar.

Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.

“Prishtina mbetet me shpresë se klubi “kuqezi” do t’i tejkalojë këto sfida dhe të organizohet pasi futbollit të Kosovës i duhen klubet me traditë siç është Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kalon në 1/8 e finales automatikisht.

Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë.

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020.

Anulohet ndeshja e Kupës së Kosovës ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës

Giresse: Synimi i miqësoreve të nëntorit ishte ftesa e lojtarëve të rinj