Zyrtare: Prishtina godet fuqishëm në merkato

FC Prishtina ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Drilon Cenaj, i cili pritet të jetë një nga transferimet më të mëdha në afatin kalimtar dimëror nga kampionët.

Në moshën 1-vjeçare, Drilon Cenaj u largua nga Kosova së bashku me familjen e tij për në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, ai kthehet në vendlindje në moshën 24-vjeçare për ta vazhduar karrierën si futbollist te klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina.
Cenaj është zhvilluar si futbollist në Bosnje me ç’rast e ka nisur karrierën te FK Sarajevo.
Cenaj që aktivizohet si mesfushor qëndror, si junior është transferuar te Chievo Verona në Itali teksa më pas i’u bashkua ekipit të parë të Salernitanës në Apenine.
Driloni ka luajtur edhe për CS Pandurii Targu Jiu (Rumani), Celic Zenica (B. Hercegovinë), Nyíregyhaza dhe Szentlorinc SE në Hungari para se t’i bashkohet Prishtinës.

Më 12 shkurt fillon stinori pranveror në hendbollin kosovar

Nedim Bajrami ndan mendjen, vendos se ku do të luajë pas interesit nga klubet e mëdha të Serie A