Prishtina këtë edicion nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë, duke mbetur në vendin e pestë pas përfundimit të stinorit vjeshtor.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbetur 11 pikë mbrapa liderit Gjilanit dhe ka bërë disa ndryshime në radhët e veta.
Së fundmi Prishtina ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin Rinor Shabani nga shkolla e futbollit të tyre.
16-vjeçari ka nënshkruar për tri vite me kryeqytetasit, derisa do t’iu bashkohet atyre në fazën përgatitore më 5 janar në Turqi.
Shabani luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U17.