Zyrtare: Prishtina arrin marrëveshje me Munishin e Halitin

Trajnerët e grupmoshave të reja, Gazmend Haliti e Kushtrim Munishi, janë rikthyer te klubi i Prishtinës.

Këta trajnerë që janë më licenca profi, u patën largua më 1 janar nga klubi më i madh në vend, për shkak të mos-marrjes së tetë pagave. Marrëveshja tashmë është arritur dhe ata që nga nesër do të rinisin punën te Prishtina U-15 (Haliti) dhe U-17 që drejtohet nga Munishi. “Jemi rikthyer në klub pasi që Prishtina na ka plotësuar kushtet të cilat i kemi kërkuar. Jemi të lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin me klubin e zemrës, dhe premtojmë punë profesionale si gjithmonë”, ka thënë Gazmend Haliti për Gazetën ‘Olle’.

Ai e komentoi edhe borgjin. “Borgji do të na kthehet pjesë-pjesë. Të dy jemi të kënaqur me vazhdimin e kontratës”, potencoi Gazmend Haliti.