Zyrtare: Prezantohet futbollisti i ri i Vushtrrisë

Vushtrria po vazhdon të përforcohet për edicionin 2021/22.

Gjatë ditës së sotme është prezantuar futbollisti më i ri i skuadrës, shkruan Gazeta Olle.

Etrit Halimi është rikthyer te bardhekaltrit dhe pritet t’i ndihmojë skuadrës të rikthehet në majat e futbollit kosovar.

Me ardhjen e kryesisë së re, duket se rikthimi i Vushtrrisë në Superligë mund të jetësohet.

/Gazeta Olle/

Mësohen kampionët e Beach Volley te seniorët

Ademi takon Capellon, e vlerëson si enciklopedi të futbollit