ZYRTARE: Plaku prezantohet te klubi i ri!

Pas aventurës një vjeçare në futbollin kosovar, futbollisti i njohur shqiptar, Sebino Plaku, tashmë ka vendosur që të rikthehet edhe njëherë tjetër në vendlindje.

35 vjeçari ka arritur marrëveshje me Kastriotin e Krujës, klub ky i rikthyer rishtazi në Kategorinë Superiore.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi i Kastriotit.

Për Plakun kjo do të ishte hera e parë që vesh fanellën e Kastriotit, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Tirana, Partizani, Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari etj.

Sezonin e fundit, 35-vjeçari ka luajtur në Kosovë, ku pjesën e parë të kampionatit u aktivizua te Llapi, ndërsa në pjesën e dytë luajti për ngjyrat e Gjilanit.

Nëse ky transferim do të konkretizohet sot, krutanët do ta kompletonin edhe repartin e sulmit dhe tashmë do të ishin në kërkim vetëm të një qendërmbrojtësi.