Zyrtare: Përparim Osmani prezantohet te Vushtrria

Vushtrria po vazhdon me përforcime për edicionin e ri.

Vushtrriasit janë rikthyer në Ligën e Parë pas fuzionimit me Dardanën.

Klubi me traditë të madhe po forcohet në të gjitha repartet dhe synon rikthimin në Superligë.

Përparim Osmani është përforcimi më i ri i Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Perparim Osmani nënshkruan me Vushtrrinë

Mbrojtësi i krahut me tipare ofensive i lindur në Prishtinë (33 vjeç) , me përvojë të madhe në futbollin kosovar, ish anëtar i shumë klubeve si KF Ferronikeli, FC Drita, FC Besa, FC Prishtina, KF Drenica dhe së fundi në KF Flamurtari, do të na ndihmojë në projektin tonë për #rikthim

Ne i deshirojmë mireseardhje, dhe i urojmē suksese në objektivat tona të përbashkëta!

/Gazeta Olle/

Edicioni i ri i basketbollit fillon me garat e Superkupës

Rron Broja tregon arsyen pse zgjodhi Dritën