ZYRTARE: Përfaqësuesja e Kosovës me sponsor të ri

Lajme të mira për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Nga sot, kompania telefonike në Kosovë, Vala, që funksionon nën ombrellën e Postës dhe Telekomit të Kosovës është sponsor gjeneral i Përfaqësueses kosovare.

Lajmi është bëri i ditur në koferencën për media të mbajtur sot në hotel Emerald.

Marrëveshja është e vlefshme për dy vjet, por me mundësi vazhdimi. (Gazeta Olle)