Zyrtare: Perez vendos për të ardhmen e Ancelottit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar që trajneri Carlo Ancelotti nuk do të shkarkohet, përkundër rezultateve negative. Perez ka thënë që Ancelotti tashmë është një legjendë në Madrid dhe se skuadra duhet të qëndrojë e bashkuar për të fituar.

“Ancelotti është një legjendë këtu dhe ai nuk do të largohet. Skuadra ka bërë një edicion të madh dhe tani duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për të fituar në Spanjë dhe në Evropë”, ka thënë ndër tjera Perez. /Gazeta Olle