Një nga klubet më të organizuara këtë vit në Art Motion Superliga e Kosovës në basketboll është Peja, e cila për dallim nga viti i kaluar ka shtuar cilësinë në skuadër.
Ish-finalisti i Play Offs edicionin e kaluar pritet të jetë skuadra favorite për të fituar trofeun më të vlefshëm në basketbollin vendor.
KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e pozites së organizatorit, Tjader Fernandez. Lojtari, i gjatë 1.78cm ka një përvojë në ligat e rëndësishme të Amerikës Latine dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipen, pas lendimit të Erdem Ilter, i cili pritet të mungoj së paku tre javë.
Siç mëson Gazeta OLLE nga kampi verdhezi, Peja nuk po mendon të përforcon më shumëjes skuadrën për pjesën e mbetur të sezonës, gjithashtu pejanët po bëjnë përpjekie maksimale për të organizuar ‘Final 8’ në Karagaç.
/Gazeta OLLE/