Zyrtare: Pasues i Mourinhos është ish-kapiteni i Romës

Daniele De Rossi është trajneri i ri i Romës dhe merr detyrën që kishte José Mourinhos, i cili u shkarkua mëngjesin e sotëm.

DDR (Daniele De Rossi) ishte larguar nga klubi si lojtar në vitin 2019 përpara se të kalonte një periudhë të shkurtër te Boca Juniors. Tashmë ish-kapiteni rikthehet në Trigoria për të drejtuar skuadrën të paktën deri në fund të sezonit.

joftimi për shtyp i Romës:

“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si Menaxheri i ri Teknik i Ekipit të Parë deri më 30 qershor 2024.

Pas 18 vitesh si futbollist i verdhekuqve, De Rossi do të rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në pankinën tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës, pasditen e së shtunës, në “Olimpico”.

Jemi të lumtur që mund t’ia dorëzojmë përgjegjësinë teknike të AS Roma Daniele De Rossit, pasi besojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë karakterizuar gjithmonë mund të jenë vendimtarë në ndjekjen e objektivave që skuadra ka përpara deri në fund të sezonit”, thanë Dan dhe Ryan Friedkin. /Gazeta Olle/

“Më i vështiri për t’u markuar”, Ismajli zbulon sulmuesin më të fortë në Itali

Stivi Frashëri fiton gjyqin në CAS me skuadrën arabe, tani është portier i lirë dhe zbulon ofertat që ka në tavolinë