Zyrtare: Pas rikthimit në Superligë, Trepça ‘89 prezanton transferimin e parë në merkato

Trepça ‘89 ka prezantuar transferimin e parë në merkaton verore, pas rikthimit në elitën e futbollit kosovar. 

Minatorët kanë arritur marrëveshje me mesfushorin ofensiv, Bleon Sekiraqa.

Sekiraqa së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa tani karrierën e tij do ta vazhdojë te mitrovicasit.

Njoftimi i plotë nga Trepça ‘89: 

Minatorët bëjnë afrimin e parë për këtë merkato💚🤍

Bleon Sekiraqa është emri më i ri qe i bashkohet Klubit të Minatorëve.
Mesfushori me tipare ofanzive i është bashkuar skuadrës dhe ka filluar pregaditjet për sezonin e ri 2022/23.

Mirëseerdhe Bleon ✍🏻💚🤍

/Gazeta Olle/

Kosova optimiste për ndeshjen e nesërme kundër Maqedonisë së Veriut

Vedat Muriqi rikthehet në Turqi, te rivali i ish-klubit të tij