ZYRTARE: Pas largimit të Shkëmbit, Teuta prezanton trajnerin e ri

Teuta e Durrësit është bërë me trajner të ri.

Tashmë, drejtimin e skuadrës e ka marr Edi Martini, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Teutës në rrjetet sociale.

“KF TEUTA me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e tranjerit.Tekniku 44 vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratë profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër”, shkruan KF Teuta në faqen e tyre zyrtare.

Kujtojmë, drejtimin e kësaj skuadre deri dje e kishte udhëhequr ish trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi.

Fotografia e KF Teuta