U largua pak ditë më parë nga Drenica, por Visar Haxhijaj prezantohet sot tek skuadra e re.
Portieri i njohur tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Ligës së Parë, KF Onix, shkruan Gazeta Olle.
Kujtojmë se skuadra nga Banja e Pejës po përgatitet maksimalisht për stinorin pranveror, duke qenë mjaft aktive me transferime gjatë këtij afati kalimtar.
Njoftimi i plotë nga KF Onix:
Siç raportuam më herët, tanimë është arritur marrëveshja me portierin Visar Haxhijaj!
Visari është një emër i njohur dhe me përvojë në futbollin kosovar, ku ishte pjesë e shumë klubeve të Superligës. Ne i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në klubin tonë!
/Gazeta Olle/