Zyrtare: Orges Bunjaku largohet nga Baseli, transferohet në Francë

Orges Bunjaku është larguar nga Baseli pas një viti e gjysmë të kaluar në skuadrën e parë zvicerane.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka kaluar të gjitha grupmoshat e Baselit, derisa në janarin e vitit 2020 u bashkua me ekipin e parë.

Që nga ajo kohë, Bunjaku ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën e Zvicrës, tri në Kupë dhe një tjetër në Ligën e Evropës.

Duke parë hapësirat e pakta, Bunjaku ka vendosur të ndryshojë ambient, ku është transferuar tek skuadra franceze Grenoble Foot 38, e cila bën gara në Ligue 2.

Faqja zyrtare e Baselit ka shkruar se ishte një transferim që i nevojitej lojtarit për shkak të hapësirave.

Tanimë Bunjaku është prezantuar nga Grenoble Foot 38, ku ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare.

20-vjeçari do ta bartë fanellën me numër 25 tek skuadra franceze.

“Jam shumë i lumtur që jam në Grenoble, kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua. Përveç kësaj unë këtu e njoh Yannick Marchand, i cili është një mik i imi shumë i mirë, pasi kemi kaluar të gjitha grupmoshat së bashku te Baseli”.

“Unë jam një futbollist që mund të luaj kudo në mesfushë. Më pëlqen ta kem topin dhe në momentin që nuk e kam vrapoj shumë për ta rikthyer atë”, ishin fjalët e para të Bunjakut si futbollist i klubit francez.

Mesfushori nga Kosova tanimë është bashkuar me klubin francez ku ka kryer edhe seancën e parë stërvitore me Greonblen.

/Gazeta Olle/

Gjilani prezanton tri fanella për edicionin e ri

Levante e nxjerr në shitje Enis Bardhin, ja sa milionë kërkon për yllin shqiptar