Zyrtare: Onix përforcohet me futbollistin i cili ishte pjesë e Malishevës

Klubi Futbollistik “Onix” po vazhdon të përgatitet për edicionin e ri 2021/22.

Gentrit Bislimi është futbollisti i ri që transferohet te skuadra nga Banja e Pejës, shkruan Gazeta Olle.

“Marrëveshja është arritur pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Zekë Miranaj ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Mujedin Ferati i cili e konkretizoi marrëveshjen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mund të jetë një imazh i 1 person

22- vjeçari do t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe do të vazhdojë punën nën urdhërat e trajnerit.

Padyshim se Onix është njëra nga skuadrat më aktive deri më tani në Ligën e Parë.

/Gazeta Olle/

Moment drithërues, Distria Krasniqi shpërthen në lot pas marrjes së medaljes së artë dhe intonimit të himnit të Kosovës në “Tokio 2020”

Kjo është shuma me të cilën do të shpërblehet Distria nga Kosova, pasi siguroi medaljen e artë olimpike