SC Gjilani dhe Oltion Bilalli vazhdojnë së bashku edhe për dy vite të tjera.
Marrëveshja ndërmjet sulmuesit dhe klubit të tij të fëmijërisë është nënshkruar deri në verën e vitit 2026, shkruan Gazeta OLLE.
Bilalli, i cili njëherit është produkt i akademisë së klubit kuqebardhë ka qenë një nga lojtarët kryesor të skuadrës në sezonin e fundit, dhe nuk ishte e lehtë aspak të largohej nga kampi gjilanas.
Gjilani po vazhdon fuqishëm me rinovimin e lojtarëve kryesor në skuadër, madje duke bërë disa transferime mjaftë cilësore.