Zyrtare: Odise Roshi prezantohet tek skuadra turke

Odise Roshi është zyrtarisht futbollit i Bolusporit në Ligën e Parë turke. “Raketa” kuqezi ka firmosur kontratë 1 vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Roshi i bashkohet kështu Gentjan Selmanit dhe Dejvi Bregut, duke formuar kështu treshen shqiptare te Boluspori.

Në karrierën e tij, Roshi së fundmi ishte i huazuar te Diosgiori në Hungari dhe në momentin e përfundimit të kësaj kontrate, u rikthye tek Akhmat Grozny vetëm për të tërhequr dokumentacionin.

Me skuadrën çeçene Roshi qëndroi pesë sezone, tri të plotë dhe dy vite nga një gjysmë sezoni, duke numëruar 95 ndeshje dhe 11 gola në Superligën ruse.

Më herët Roshi ka qenë pjesë e Rijekës në Kroaci për dy sezone dhe më parë, 3 vite te FSV Frankfurt në Gjermani i transferuar nga Kolni, ku zhvilloi dy sezonet e para jashtë Shqipërisë.

Roshi pësoi një dëmtim që e la jashtë fushës për disa muaj. Tanimë, Turqia do të jetë një pikë rinisjeje për mesfushorin e Kombëtares, i cili me fanellën kuqezi ka zhvilluar 61 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.

Mesfushori ka qenë një ndër lojtarët më rezultativë për Kombëtaren, ku së bashku me Sokol Cikalleshin kanë udhëhequr shpesh kuqezinjtë.

Shkëlqimi i Vrionit në Austri, shënon rregullisht tek skuadra e re

Zyrtare: Arb Manaj prezantohet te skuadra e re në Turqi