Zyrtare: Odise Roshi me ofertë të re

Odise Roshi është në mëdyshje. Talenti i Kombëtares shqiptare ka marrë ofertë nga klubi i tij, FSV Frankfurt, për të vazhduar kontratën.

Mesfushori me tipare sulmuese është duke shkëlqyer në ndeshjet e fundit në Bundesliga 2, prandaj drejtuesit duan ta blindojnë edhe për dy vjet të tjera.

“Ne besojmë se Odisea i ka të gjitha për t’u bërë vërtetë një lojtar i mirë. Dhe, kjo është arsyeja përse i kemi ofruar kontratë edhe për dy vjet tjera”, deklaroi trajneri i tij, Patric Klandt, shkruan liga-zwei.de.

Roshi është ftuar për ndeshjen me Armeninë nga trajneri Gianni de Biasi. “Do të vendosi pas ndeshjes me Armeninë. Së pari dua të flasë me familjen time dhe këshilltarin tim, dhe natyrisht me gruan time”, tha ai.

Shanset për të vazhduar Roshi me Frankfurtin janë shumë të mira. (Gazeta Olle)