Zyrtare: Nuno Espirito Santos trajner i ri i Tottenhamit

Nuno Espirito Santos është emëruar si trajneri i ri i Tottenham Hotspur.

Pas largimit nga Wolwes, trajneri portugez tashmë ka gjetur skuadër të re, shkruan Gazeta Olle.

Spursat kanë konfirmuar se trajneri i ri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare që është valide deri në vitin 2023.

“Kur ke një skuadër me cilësi dhe talent, ne duam t’i bëjmë tifozët krenarë dhe t’i kënaqim. Është një kënaqësi e madhe dhe një nder, jam i lumtur dhe mesi pres të filloj punën.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të fillojmë menjëherë punën, sepse parasezoni fillon pas disa ditësh”, është shprehur trajneri i ri për faqen zyrtare të klubit. /Gazeta Olle/

Trajneri i Hungarisë tallet keq me Ronaldon dhe Mbappen pas eliminimit nga Euro 2020

Janë dy skuadra të mëdha në garë për të, mediumi italian zbulon dëshirën e Granit Xhakës