Debatik Sertolli është futbollisti më i ri i prezantuar te KF Rahoveci.
Qendërmbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Drenasit, teksa më herët ishte kapiten i Malishevës, shkruam Gazeta Olle.
Kujtojmë se vreshtarët janë ndër skuadrat më aktive në Kosovë në afatin kalimtar të janarit.
Njoftimi i plotë nga KF Rahoveci:
Edhe një tjetër lider i bashkohet rrugëtimit tonë 🤝
Ish kapiteni i FC ,,Malisheva” nga sot do të veshë fanellën bardhë e kaltër, ai luan rolin e qendër mbrojtēsit ku karakterizohet si lojtar fleksibil dhe me shpirt luftarak te lartë! Në gjashtë muajët e kaluar ai ishte pjesë e KF ,, Drenasi” .
Mirë se na erdhe Debatik 🤍💙
/Gazeta Olle/