FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së sotme dhe të pestin në merkaton verore.
Bëhet fjalë për sulmuesin nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos, i cili tashmë është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës. 33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime.
Santos ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.
Santos Votoraty, Santa Helena, Sagrada Esperança, Vitoria , Boa, Sergipe, Mixto, CEOV, Anapolis, Uniao Rondonopolis, River, Inhumas, Jacuipense, Bahia de Feira, Mitra Kukar, Chonburi, Ho Chi Minh City, Al-Salmiya dhe Bahia de Feira janë skuadrat në të cilat është aktivizuar në parë sulmuesi qëndror para se të vijë në Kosovë.
/Gazeta Olle/