ZYRTARE: Nuk ndalet Malisheva, pas Bejtës prezanton edhe futbollistin e radhës

Klubi Futbollistik “Malisheva” prezanton prezanton transferin e dytë gjatë ditës së sotme. 

Më herët klubi prezantoi Azem Bejtën, ndërsa tani ka zyrtarizuar edhe Mërgim Pefqelin, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori së fundmi ka luajtur për Prishtinën, ndërsa me Malishevën ka arritur marrëveshje një vjeçare, për edicionin 2021/22.

Njoftimi i plotë nga Malisheva: 

Transfer i Ri

Mergim Pefqeli

Mergim Pefqeli lindur më 25 nëntor 1993 në Prishtinë, është futbollist profesionist i cili si luan si mesfushor i majtë, ai po ashtu luan edh si mesfushor I djathtë dhe sulmues i dytë. Mërgimi vlerësohet shumë për aftësitë e tij teknike dhe është i njohur për pasimet e sakta, lëvizje inteligjente dhe gjuajtjet e fuqishme nga distanca e largët.

Ka patur një karrierë mjaft të bujshme, ka filluar me KF Fushë Kosova pastaj ka luajtur për Trepçën, Hajvalinë, Trepça 89, Llapin dhe Prishtinën. Marrëveshja e arritur me Mërgimin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe jemi shumë optimist se kualiteti i tij do të bëj dallimin në klubin tonë.
Mërgimi u maturua në një playmaker të kompletuar, këmbëngulës dhe të gjithanshëm, i aftë të luaj në çdo pozitë në mesfushë, shpesh duke alternuar rolet edhe si sulmues, për shkak të qëndrueshmërisë, vizionit, angazhimit të madh në lojë dhe sensit të tij pozitiv.

Mërgimi është i njohur për aftësitë për të kombinuar me shokët e skuadrës, për të lexuar lojën dhe për të kontrolluar tempin e lojës,. Ai zotëron një gamë të jashtëzakonshme pasimesh dhe inicon shpesh lojëra të rrezikshme sulmuese pasi fiton posedimin e topit nga kundërshtari.

FC Malisheva i deshiron mirëseardhje Mergimit në klubin tone dhe i deshiron shume fat në jete dhe karrierë. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Zyrtare: Mario Balotelli nënshkruan me skuadrën e re

Formacionet zyrtare: Angli – Danimarkë