Zyrtare: Nuk ndalet Llapi evropian, prezanton futbollistin që së fundmi ka luajtur në Slloveni

Dion Miftari është futbollisti më i ri i Llapit.

Ky njëherit është transferi i tetë i llapjanëve që nga përfundimi i edicionit 2020/21, shkruan Gazeta Olle.

Miftari luan si mbrojtësi i majtë dhe është i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m. Ai bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri.

Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919, klub që garon në Ligën e Dytë të Sllovenisë.

Mbetet të shihet fuqia e Llapit evropian me gjithë këto transfere të reja në skuadër.

/Gazeta Olle/