Zyrtare: Nuk ndalet Ferizaj, prezanton një tjetër futbollist të njohur

FC Ferizaj vazhdon të jetë aktive menjëherë pas përfundimit të edicionit. 

Tashmë bardhekaltrit kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur, Bujar Shabani, për edicionin 2022/23, shkruan Gazeta Olle.

Shabani së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit, aty ku u transferua nga Drita.

Kujtojmë se Ferizaj ka zyrtarizuar edhe transferimin e Astrit Fazliut nga Drita.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: 

Klubi jonë vazhdon me përforcime të tjera!

Mesfushori i mirënjohur Bujar Shabani sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë.

Shabani pas një sezoni shumë të mirë me KF Dukagjinin, ka vendosur që sezonin 2022/23 të jetë pjesë e klubit tonë.

Kurtulus: Zemra ime vendosi për Suedinë

Llapi siguron shërbimet e futbollistit që shkëlqeu gjatë këtij sezoni