Zyrtare: Nga Vushtrria kalon në Shqipëri

Kamza ka bërë zyrtarizimin e radhës në merkato, teksa për trajnerin Ndreu afrohet lojtari i gjashtë në skuadër, duke bërë që ta ketë më të plotë skuadrën.

Vjen sërish një lojtar me të cilin ka punuar më parë te skuadra e Laçit dhe bëhet fjalë për mesfushorin nga Vushtrria, Argjend Mustafën, shkruan “Sportal”.

24-vjeçari ishte i pranishëm në miqësoren me Ilirinë, ndërkohë që në fundjavë pati bisedime dhe sot pritej zyrtarizmi i marrëveshjes, që ka ardhur.

Ish-mesfushori i Besës, Partizanit, Laçit dhe Tiranës, tashmë vesh fanellën e një tjetër skuadre në Superiore.