Zyrtare: Newcastle bëhet me trajner të ri

Newcastle do të drejtohet në stol nga Eddie Howe. “Qymyrxhinjtë” kanë zyrtarizuar akordin me trajnerin anglez, i cili ka firmosur deri në verën e vitit 2024.

43-vjeçari drejtoi Bournemouth në dy periudha: 2008-2011 dhe 2012-2020, teksa ka provuar edhe një aventurë në krye të Burnley.

Shumë emra u përfolën për stolin e klubit anglez. Antonio Conte dhe Unai Emery ishin dy nga preferencat e pronarëve të rinj, por i pari zgjodhi Tottenham ndërsa i dyti vendosi të vijonte punën te Villareal.

Arabët e PIF do të investojnë fuqishëm në merkato, me objektivin për të krijuar një skuadër sa më të fortë dhe fituese.

Konfirmohet nga klubi: Zymer Bytyqi mungon në ndeshjet e Kosovës

Lista e futbollistëve të Kosovës U17 për miqësoret me Turqinë