Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar FC Ferizaj si dy skuadrat që inkuadrohen në Superligën e Kosovës.
Speciale për suharekasit është se në vitin e themelimit të klubit, arrijnë të shpallen kampion, duke siguruar biletën për në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.
Puna e madhe nga kryesia e klubit, investimet duke sjellur lojtarët me eksperiencë si Mevlan Zeka, Yll Hoxha, Viktor Kuka e disa të tjerë, ka bërë që therandasit të arrijnë këtë sukses historik për klubin.